Rusia mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, me një kusht

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë sot se pozicioni i Rusisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbetet i pa ndryshueshëm. E pyetur nëse e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve, ajo ka thënë që Rusia mbështet çdo marrëveshje që është në interes të qytetarëve serb, dhe që është e bazuar në ligjin ndërkombëtar në përputhje të plotë me ligjet e Serbisë. “Qëndrimi është i pandryshuar. Jo vetëm konsistent por edhe logjik, dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë. Zgjidhja e kësaj çështje duhet t’i përshtatet interesit të popullit serb. Marrëveshja duhet të jetë e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në një linjë me ligjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Zaharova. Ajo ka thënë se qëndrimi i Rusisë është i bazuar në disa komponentë, dhe është i bazuar në një qasje të qartë për zgjidhjen e këtij problemi.

Zjarr Tv Ad