Rusia regjistron 102 vdekje në 24 orë! Ukraina vendos rekord ditor rastesh të reja infeksioni

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 5,504 raste të reja me Covid-19 dhe 102 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus raporton se numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitivë është rritur në 1,051,874 kurse totali i viktimavë ka shkuar në 18,365.

Rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten në Ukrainë.

Në 24 orët e fundit ka patur 3.144 infeksione të reja, numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Rastet e konstatuara deri më tani në ish-republikën Sovjetike janë gjithsej 148.756.

Sipas të dhënave zyrtare, vdekjet e shkaktuara nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 3,076, nga të cilat 53 gjatë ditës së fundit.

Zjarr Tv Ad