Rusia shpall “të padëshiruar” një organizatë amerikane

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë tha se është duke e përcaktuar organizatën amerikane “Këshilli Atlantik” (AC) – e drejtuar nga ambasadori i SHBA në Moskë – si një organizatë “e padëshiruar”.

Kjo masë e autoriteteve ruse mund të kufizojë bashkëpunimin e organizatës me entitetet ruse, dhe do të parandalojë punonjësit e saj të hyjnë në vend.

“Është vërtetuar se aktivitetet e kësaj organizate paraqesin një kërcënim për bazat e rendit kushtetues dhe sigurinë e Federatës Ruse”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Ky veprim vjen pas masave të ndërmarra nga Moska, kundër disa organizatave të tjera joqeveritare, pasi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin u përkeqësuan gjatë krizës së Ukrainës në vitin 2014, dhe sanksionet financiare që pasuan.

Këshilli Atlantik është i njohur për qëndrimet kritike ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë, trajtimin e saj ndaj Ukrainës dhe korrupsionin e gjerë publik.

Më parë këtë vit, ekonomisti suedez, Anders Aslund, i cili është një anëtar i organizatës, botoi një libër ku e vlerësoi pasurinë e presidentit rus Vladimir Putin në 100 deri në 160 miliardë dollarë.

Këshilli Atlantik në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, thotë se “ka parë raporte se Prokurori i Përgjithshëm rus shtoi Këshillin e Atlantikut në listën e saj të ‘organizatave të padëshirueshme’, që do të thotë se aktivitetet tona ishin konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë”.

“Ne nuk kemi qenë të informuar zyrtarisht apo joformalisht për vendimin e autoriteteve ruse”, thuhet në pëgjigjen e organizatës

“Ne jemi krenar për traditën e gjatë të Këshillit, për punën me rusët dhe Rusinë dhe jemi të zhgënjyer që autoritetet ruse e kanë bërë të ditur këtë masë. Ne po shqyrtojmë ndikimet e këtij vendimi”, tha Këshilli Atlantik.

 

Zjarr Tv Ad