Rusia: “Shqipëria e Madhe” dëmton dialogun Prishtinë-Beograd

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një analizë të posaçme të Ministrisë së Jashtme ruse, është ngritur shqetësimi se ideja e “Shqipërisë së Madhe” e përsëritur pak kohë më parë nga kreu i qeverisë shqiptare po minon paqen dhe besimin në Ballkan. Rusia shprehet se faktori perëndimor me qëllim vazhdon të mos i komentojë këto deklarata, duke e lënë të lirë terrenin për krijimin e një shteti të madh të ndarë qartësisht mbi baza etnike.

Përpjekjet e Tiranës për të avancuar çështjen e “Shqipërisë së Madhe” po komplikojnë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një analizë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë theksohet se konsolidimi i faktorit shqiptar në Ballkan po rrit tensionet dhe nuk po kontribuon në klimën e mirëbesimit që ekziston në rajon.

Diplomatët rusë të departamentit të informacionit dhe shtypit i referohen një deklarate të kryeministrit Edi Rama në muajin shkurt, ku ai citohet duke thënë se “Kosova është pjesë e Shqipërisë” dhe se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është në planin dytësor, por parësor të axhendës shqiptare.”

“Fatkeqësisht Perëndimi vijon të pretendojë se këto aspirata të Shqipërisë së Madhe nuk kërkojnë vëmendje, as edhe intensifikimi i përpjekjeve për të integruar zonat me popullsi shqiptare nga një numër vendesh ballkanike. Ne besojmë se krijimi i shteteve të ndara sipas vijave të qarta etnike nuk është zgjidhja më e dobishme. Këto aspirata dëmtojnë jo vetëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por cenojnë edhe atmosferën e mirëbësimit në rajonin e Ballkanit.”

Ministria e Jashtme ruse në analizën e saj kushtuar problematikës së Shqipërisë së Madhe, fton partnerët perëndimore që të deklarohen për synimet e vërteta të Tiranës.

Ndërkaq një thirrje rezervohet edhe për faktorin ndërkombëtar në Prishtinë, i cili sipas Rusisë duhet të mos e përqendrojë aktivitetin e vet vetëm në strukturat lokale, por të sigurohet që Kosova i përmbahet detyrimeve për krijimin e asociacionit të komunave serbe.

 

Zjarr Tv Ad