Ryshfet dhe favore seksuale/ Apeli i Krimeve lë në burg gjyqtarin Hysi dhe psikologen Elona Meçani

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit dhe Krimeve të Rënda la në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të cilët u përfshinë në një aferë korruptive që u zbulua disa ditë më parë në një emision investigativ.

Psikologia luante rolin e sekseres, ndërsa gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Gjyqtari kërkonte hapur favore seksuale si dhe një sasi të konsiderueshme parash.  Gruaja e cila jetonte jashtë Shqipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj, e cila ishte shprehur se kishte harxhuar plot 10 mijë euro. Përveç Hysit u prangos edhe psikologia Elona Meçani pranë gjykatës në Fier.

Zjarr Tv Ad