Sa deputetë i kërkoi Bashës në listën e sigurtë? Flet Fatmir Mediu: Negociatat do të vazhdojnë deri në datën 5 Mars…

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu, ka folur për marrëveshjen e koalicionit që firmosi me kreun e PD-së Lulzim Basha, ku që sipas tij, do t’i mundësojë opozitës fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

I pyetur nga gazetarët, për shifra reale se sa kandidatë të PR-së do të jenë në listat e sigurta të deputetëve, Mediu refuzoi që të jepte një përgjigje konkrete. Ai tha se negociatat për listat do të vazhdojnë deri në datën 5 Mars, kur është dhe afati për dorëzimin e tyre në KQZ, megjithëse theksoi se PD ka të drejtën absolute për të thënë fjalën e fundit, si parti e parë e koalicionit.

Mediu:

Marrëveshja që firmosëm sot plotëson të gjitha marrëdhëniet e domosdoshme opozitare për të qenë fitues në 25 prill. Ju do ta shihni marrëveshjen, dhe ajo saktëson të gjitha marrëdhëniet dhe qendrimet, i jep autoritetin PD-së që të çojë emrat në KQZ. Ky është një proces që do të vazhdojë, dhe sipas ligjit ju e dini se kur dorëzohen listat.

Zjarr Tv Ad