“Sa herë i ngushtohet laku ‘Mbretit” sulmon prokurorinë”, Kryemadhi: Ndërsa Veliaj thotë kam fut mik Ulsi Manjën për inceneratorin e Tiranës, do marrë 10 milionë dollarë

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se me buxhetin e ri, për inceneratorin e Tiranës janë parashikuar 10 milionë dollarë, edhe pse nuk ekziston si vepër.

Kryemadhi replikoi me kryeministrin Edi Rama i cili akuzoi Prokurorinë e Tiranës se dokumentet e çuara nga qeveria në për firmat që kanë kryer evazion fiskal, kanë dalë për t’u përdorur më pas për të shpifur dhe hedhur baltë nga Partia e Lirisë dhe PD.

Por sipas Kryemadhit, sa herë që Ramës “i ngushtohet laku” sulmon prokurorinë. Kryemadhi pyeti ministren e Financave nëse ka referuar në prokurori për evazion fiskal kompanitë e tre inceneratorëve, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit në Parlament:

Nuk kisha ndërmend për të folur, sepse fjalimet tona nuk i dëgjon njeri. Janë disa kukulla këtu i që i përdor mbreti për të bërë estradat e tij. Këtë punë ka bërë gjithë jetën, ka vjedhur ikona, identitete, në një gjë jam dakord që tha mbreti, kur tha që prokuroria bën pazare. Po është e vërtetë, se sa herë i ngushtohet laku me inceneratorët, thotë që prokuroria bën pazare.

Kam një pyetje për ministren e financave, meqënëse keni referuar në prokurori me qindra kompani që kanë bërë evazion fiskal, në 24 kompani që unë kam çuar në SPAK, a i keni referuar në prokurori tre inceneratorët? Po ju si drejtori tatimesh a i keni audituar ndonjëherë këto kompani, apo u ka ardh me mesazh lëreni pezull?!

Edi Rama do të flasë dhe do të thotë, do përmendë plakat, pleqtë, sepse këto kompani që kanë bërë evazion fiskal janë kompanitë që kanë ndërtuar tre inceneratorët. Dhe sigurisht që Edi Rama nuk do ta shprehë që këtu është grabitur paraja e shqiptarëve, duke thënë që është thjesht evazion fiskal. Normal që Edi Ramës i dhemb, dhe ka problem me çështjen e inceneratorëve. Me buxhetin e ri i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë. Ndaj do ta vazhdojmë përsëri betejën e çmontimit të inceneratorëve, pavarësisht se Erion Veliaj thotë kam fut mik Ulsi Manjën për inceneratorin e Tiranës. Inceneratori i Tiranës është deri në 2027 që është një vepër penale që vazhdon çdo orë e sekondë. Një investim 128 milionë euro që nuk ekziston.

Zjarr Tv Ad