Sa kushton maska e famshme e grabitjes së Rinasit

0
40

 

Grabitja që ndodhi ditën e djeshme në Rinas është e denjë për t’u bërë film. Në fillim u tha se ishin grabitur 2 milionë euro, por më pas do të ishin mediat ndërkombëtare ato që do të raportonin se ishin veshur 10 milionë euro.

I vrarë mbeti edhe Admir Murataj, i cili ishte maskuar si një person ‘’tullac’’ dhe me mjekër.

Maska që përdori ai gjendet lehtësisht në internet dhe mund ta gjesh edhe me çmime shumë të ulta. Por kjo maskë nuk është përdorur vetëm nga Admir Murataj, pasi është edhe nga grabitës të tjerë në botë për të vjedhur kryesisht banka.

Maskën në fjalë mund ta zgjedhësh me tipare evropiane, aziatike, të moshave të ndryshme madje edhe me mimika të veçanta.

Përveç fytyrës ajo mbulon qafën dhe gjoksin. Kjo maskë zgjidhet në masë prej grabitësve sepse të bën të dukesh krejt njeri tjetër për shkak se përbëhet nga silikoni.

Në një testim të kryer 2 vite më parë nga Universiteti i Yorkut, vetëm 1 në 100 njerëz mund të dallonin njeriun me maskë ndër të tjerë të pamaskuar.