Sa mban shteti shqiptar në situatë krize? Ministrja Balluku: Kemi marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarin, urojmë që kriza të mbyllet sa më shpejt

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pyetur në “Opinion” se sa kohë mund të vijojë shteti shqiptar të mbështesë qytetarët në kohë krize, u shpreh se qeveria i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarin.

Ajo tha se shpreson që kriza e rritjes së çmimeve të mbyllet sa më shpejt, teksa shtoi se Shqipëria ka pasur edhe problematikën e tërmetit dhe vjen në këtë moment më e plagosur se shtetet e tjera.

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë botën. Ndodhemi në një situatë lufte. Lufta ka ndikuar kudo dhe ka hyrë në çdo tryezë. Sot Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë.

Përballemi me çmime që nxiten nga nafta dhe gazi, më pas te energjia elektrike dhe më pas te shporta. Spekullime në kohë lufte ka më shumë se në ditë normale. Fakti që ne kemi ngritur 2 borde, për naftën dhe për çmimet e shportës, tregon se po i luftojmë spekulimet”, tha Balluku.

Zjarr Tv Ad