Sa na do Evropa? Sondazhi në 4 shtete të BE-së: Shqipëria në vendet më pak të preferuara në Ballkanin Perëndimor. Kush renditet i pari

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kulmin e diskutimeve nëse Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat apo jo, është publikuar një sondazh i zhvilluar në 4 shtete të Bashkimit Evropian që tregon sa e duan qytetarët e këtyre vendeve Ballkanin Perëndimor pjesë të tyre.

sondazhi

Sipas këtij sondazhi, shteti i Ballkanit Perëndimor që është më  i preferuar për t’u bërë pjesë e BE është Mali i Zi, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e katërt, duke lënë pas vetëm Serbinë dhe Kosovën.

Sondazhi është zhvilluar në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali dhe tregon se qytetarët e këtyre vendeve duan më tepër Malin e Zi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Më pas renditet Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe pastaj Shqipëria.

Hulumtimi është kryer në mars të këtij viti me 5621 të anketuar nga faqja yougov.co.uk dhe u publikua nga Radio Evropa e Lirë.

Zjarr Tv Ad