Sa të ardhura shtesë do të ketë Buxheti nga rritja e çmimeve? Braçe pyet ministren

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është duke u diskutuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat akti normativ për ndryshimin e Buxhetit, që parashikon të sigurojë fonde për paketën e Rezistencës Sociale, si dhe përballimin e krizës së rritjes së çmimeve.

E pranishme në Komision  ka qenë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila është gjetur e papërgatitur nga pyetja e deputetit Erion Braçe, i cili kërkoi të dinte shifrën që pret të mbledhë qeveria, si të ardhura shtesë, nga rritja e çmimeve, rrjedhimisht dhe rritja e TVSH-së që grumbullohet.

Ibrahimaj tha fillimisht se kjo është e vështirë që të parashikohet, për shkak se pritet një ulje e konsumit në muajt e ardhshëm, dhe më pas kërkoi kohë për t’iu përgjigjur pyetjes së Braçes.

Pjesë nga diskutimi:

Braçe: Zonja ministre me këtë akt normativ sa të ardhura shtesë planifikoni? 10 miliardë, sa vijnë nga rritja e çmimeve, 1.9?

Ibrahimaj: E ardhura shtesë vjen nga TVSH, edhe është ajo që është materializuar deri tani në dogana. Ne parashikojmë që të kemi të ardhura shtesë nga Çmimet, dhe parashikojmë ngadalësim të konsumit. Ne nga rritja e Çmimit kemi parashikuar atë që kemi parashikuar në akt normativ.

Braçe: Tani unë dua të di, nga rritja e çmimeve, sa parashikoni ju të ardhura shtesë?

Ibrahimaj: Do më duhet kohë që të shoh se ka qenë në buxhetin fillestar

Zjarr Tv Ad