Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ndodhet në Gjermani për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me bashkinë e Lubekut. Gjici thotë se nga kjo marrëveshje do të bëhet i mundur ndërtimi i një impianti për përpunimin e ujërave të zeza.
“Jam shume i lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes së binjakëzimit me bashkinë Lübeck me kryetarin z. Jan Lindenau. Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për bashkinë Kukës, ku do të na ndihmojë në:
Ndërtimin e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza,duke zgjidhur njëherë e mirë problemin e menaxhimit të ujërave të zeza.
Menaxhimi i integruar i mbetjeve.
Jam i sigurtë që kjo marrëveshje bashkëpunimi do konsolidojë një marrdhënie të qëndrueshme miqësie dhe zhvillimi midis dy popujve tanë”, shkruan Safet Gjici.