Saimir Korreshi: Ambulanca e Lushnjes ka djegur motorin, tjetra ka çarë sotokartin, katër të tjera janë për skrap

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, vijon të denoncojë gjendjen e rëndë, sipas tij, në spitalin e Lushnjes.

Ai tha se përveç godinës së spitalit, edhe ambulancat janë në gjendje të mjerueshme. “Njëra ka djegur motorin, tjetra ka çarë sotokartin”, tha ai në emisionin “Frontline”.

Kisha bërë gati një batutë para një jave, por ja ku po ta them sot. Ambulanca e Lushnjes ka djegur motorin, tjertra është me sotokart të çarë, dhe nja katër të tjera janë për skrap, nuk ndizen fare”, tha ai duke shtuar se në spitalin e Lushnjes mungon edhe tetanozi, që duhet ta blesh vetë “nëse të kafshon ndonjë qen”.

Sa i përket batutave në Parlament që e bënë të famshëm, ai tha se i përdor qëllimisht për të përcjellë mesazhin e asaj çka denoncon.

Zjarr Tv Ad