Saimir Korreshi :Falenderim e mirënjohje për të gjithë ata që morën guximin të drejtonin protestën e parë kundër diktaturës në Lushnje….

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Saimir Korreshi

Si sot 31 vite me pare ne 4 Janar 1991, ne Lushnje organizohet protesta e pare kundra sistemit komunist e diktatorial te instaluar ne Shqiperi!

Nen drejtimin e disa intelektualeve te cilet me pas pervijuan e themeluan, drejtuan PD, te rinj, qytetare, banore te fshatrave si dhe te internuar e perndjekur nga 11 qendrat e internimit e kampet e punes te Lushnjes guxuan te kerkonin Liri – Demokraci, nje thirrje qe u be simbol i çdo proteste!

Mijera qytetare mbushen sheshin perpara godines se postes, thyen friken e arriten te realizonin endrren e tyre per rrezimin real te nje nga sistemet me te egra te diktaturave si ai ne Shqiperi!

Policia dhe trupat speciale sulmuan me shkopinj gome qytetaret ne shesh por kjo nuk i trembi aspak, perkundrazi i nxiti ata per ti shkuar deri ne fund kauzes!

Qytetare te Lushnjes! Gezuar pervjetorin e 31 – te te shprehjes se fjales se lire dhe rrezimit te diktatures! Shqiperia dhe Shqiptaret jane nje popull qe e duan demokracine dhe lirine e tyre ne te gjitha aspektet e jetes!

Falenderim e mirenjohje per te gjithe ata qe moren guximin te drejtonin protesten e pare kunder diktatures ne Lushnje.

Perulje per te gjithe drejtuesit nder vite te Partise Demokratike ne Lushnje, kryetaret e Partise Demokratike nder vite, Deputete e Kryetar Bashkie te zgjedhur nen siglen e Partise Demokratike, per te gjithe demokratet qe nuk rreshten ti bejne balle se keqes qe perçonte komunizmi.

Nderim dhe perulje per te gjithe drejtuesit e Partise Demokratike Dega Lushnje, Kryetare Grupseksionesh, kryetare Seksionesh, anetare Kryesie, Komisionere e Vezhgues te cilet kane bere nje fushate te paimagjinueshme ku kane dhene çdo gje qe Partia Demokratike sot te drejtonte Shqiperine.

Te dashur anëtarë te Partisë Demokratike, bashkëqytetarë dhe dashamirës.

Ju falënderoj thellësisht nga zemra me mirënjohje dhe respekt të thellë për besimin e treguar ndaj PD-së.

U futëm në një garë të pabarabartë dhe sfiduam një kundërshtar që pas vetes kishte makinerinë shtetërore dhe gjitha strukturat e saj!

Falënderim dhe mirënjohje edhe për ata që në kushtet e vështira që ndodhen ekonomikisht nuk u tunduan dhe nuk i vunë vetes asnjë cmim që do ti përndiqte në jetën e tyre në periudhën në vazhdim si një makth për lirinë e cunguar dhe treguan aftësinë për të qënë të lirë dhe pa presion të cdo lloj forme në zgjedhjen e tyre!

Faleminderit për përkushtimin dhe Angazhimin e gjithkujt që ju bashkua alternativës sonë dhe na mbështeti në cdo formë për të përmbushur me sukses misionin tonë!

Gezuar 31 vjetorin e lirise se mendimit dhe themelimit te Partise Demokratike Dega Lushnje!

Zjarr Tv Ad