Saimir Tahiri kërkesë në Gjykatën e Lartë: Pezulloni dënimin tim, më cënohen interesat

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri Saimir Tahiri i ka kërkuar Gjykatës së Lartë që të pezullojë vendimin për dënimin e tij.

Në rekursin e Tahirit në Gjykatën e Lartë thuhet se vendimi i marrë cënon interesat e tij, dhe për këtë shkak kërkon pezullimin e ekzekutimit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënua për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Vetë Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit, me urdhër të GJKKO-së.

Zjarr Tv Ad