Saimir Tahiri kërkon njohjen e shërbimit të provës, sa vite nga dënimi mund t’i ulen ish-ministrit nëse kërkesa e tij pranohet

0
50
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, Avokati, Maks Haxhia duke dale nga Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pasi SPAK ka kerkuar te njejtin denim me nga 12 vite burg per Tahirin dhe Jaeld Celen. Tahiri do te gjykohet per veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkepunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale". /r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri, Lawyer, Maks Haxhia leaving the Special Court of Appeals against Corruption and Organized Crime. He will be tried from the beginning for the criminal offenses "Drug trafficking", in collaboration, "Structured criminal group", "Committing criminal offenses by a criminal organization".
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkon ulje të dënimit. Sipas Abc, përmes avokatëve të tij mbrojtës, Tahiri i kërkon gjykatës njohjen e dënimit të dhënë më datë 19 shator 2019 nga gjykata e shkallës së parë. Në atë kohë ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Tahiri, i dënuar me 3 vite 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, ka zhvendosur përballjen e tij me drejtësinë në gjykatën e Elbasanit, nën juridiksionin e së cilës është burgu i Lushnjës ku ai po vuan dënimin.

Seanca e parë në gjykatën e Elbasanit do të mbahet më 10 tetor. Tahiri do t’i kërkojë asaj njohjen e dënimit me 3 vite shërbim prove dhe nëse kërkesa pranohet, ai do të përfitojë ulje të dënimit me burg për të paktën 1 vit e 6 muaj.

Tahiri prej 8 muajsh po vuan dënimin në burgun e Kosovës në Lushnjë pasi u shpall fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.

Zjarr Tv Ad