Saimir Tahiri transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushjes. Vendimi u mor pasi…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po transferohet nga burgu i Fierit në atë të Lushnjes. Mësohet se transferimi i Tahirit po kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij. Mësohet se Tahiri prej javësh ka shprehur pakënaqësi për kushtet brenda burgut për rregullat që ishin i ishin vendosur, në lidhje edhe me vizitat dhe sendet e ushqimet që mund ti sillnin familjrët e tij.

Një nga konfliktet mes tij, dhe drejtorit është uji i pijshëm, ku sipas rregullave të izoluarit në këtë burg, nuk u lejohet të furnizohen nga familjarët, por ujë të blihet në dyqanin e burgut.

Më 4 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me vendim të formës së prerë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata dënoi me 5 vite burg Tahirin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg. Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për tu transferuar në Fier.

Zjarr Tv Ad