Saimir Taullau dorëzon në OFL formularin e deklarimit

0
48

Saimir Taullau së bashku me avokatin e tij, Detar Hysi është paraqitur sot për dorëzimin e formularit të pasurisë brenda afatit ligjor.

Afati ligjor për dorëzimin e formularit për justifikimin e pasurisë së Taullaut përfundonte në orën 16:00.

Dy ditë më parë agjentët e OFL i dërguan formularin për të justifikuar pasurinë Saimir Taullaut në Lushnje.

Ai njihet si rival i fortë i drejtuesit të bandës së Lushnjës Aldo Bare, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve. Konfliktet nisën pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullaut në vitin 2005. Taullau njihet si biznesmen në Lushnjë por aktivitetin e tij e ka zgjeruar dhe përtej vendit, ndërsa më herët ka patur në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese.

Më herët Saimir Taullaut iu sekuestra një automjet i blinduar në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit.’