Teksa Neil Warnock vazhdon të luftojë për të shmangur rënien në fushë, prapa skenave të Cardiff City shfaqen hijet e Emiliano Sala. Sulmuesi, i cili vdiq gjatë rrugës për të firmosur me skuadrën angleze.
Një aksident që solli kaos tek miqtë dhe të njohurit e sulmuesit, ndërkohë që një gjë e tillë ndodhi edhe me klubet e përfshira. Nantes kërkon nga Cardiff rreth 18 milionë euro, shifër e kërkuar për kartonin e Sala. E për këtë, skuadra franceze e dërgoi çështjen në FIFA. Kjo e fundit kishte caktuar si afat datën 15 prill për klubin e Premier Ligës për të siguruar dëshmi të marrëveshjes. Por, Cardiff deri tani refuzoi të paguajë tarifën e plotë, që ishte rënë dakord me klubin francez.
Ekipi i Uellsit ka argumentuar se vdekja e lojtarit bën që çdo marrëveshje të jetë e pavlefshme. Ndërsa Nantes vazhdon të pohojë se transferimi ishte ligjërisht i detyrueshëm dhe ata duhet të paguhen tarifën e plotë në përputhje me kushtet e dakorduara midis dy klubeve në janar.
Mbetet të shihet finalizimi i kësaj çështje, e cila do ta ngelet gjatë më memorien e shumë skuadrave, pasi një rast i tillë është i pari në botën e sportit.