Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një parti të re, duke lëvizur në çdo qytet.
Por sipas Berishës, në çdo qark që shkon ish-kryedemokrati mbledh vetëm nga 30 vetë.
“Përpjekja për të kapitalizuar votimin është përpjekje për të krijuar një parti të re demokratike. Lulzim Basha lëviz nga qyteti në qytet me ato tavolinat e tij. Ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti, uroj të ndryshojnë mendje. Lulzim Basha është deputet i PD, se çfarë rruge do të ndjekë është punë e tij. Në çdo qark që shkon mbledh nga 30 vetë”, tha Berisha.