Sali Berisha bën bilancin: Narkoshteti fitoi mandatin e tretë, ne shkelmuam besëprerin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vitin 2021 si një vit të tmerrshëm, por që pati edhe momente shprese prej “foltores” së tij, gjatë një urimi për Vitin e Ri.

Megjithatë sipas tij, shpresa u ndez me foltoren dhe Kuvendin Kombëtar të PD-së, që mori në dorë fatet e pluralizmit në vend dhe shkelmoi “besëprerin” Lulzim Basha.

Mesazhi i Berishës:

Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo gjë tjetër një medalje me dy anë. Njëra anë është një anë e tmerrshme, e zezë. Ndërsa në anën tjetër është një medalje e artë, e shndritshme. Në anën e zezë, ata që do të vijnë do të lexojn mandatin e tretë të narkoshtetit, masakrën në zgjedhje, aktet e tradhtisë kombëtare. Angazhimi total si vasal i Beogradit në të ashtuquajturin Ballkan i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik, nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare. Të gjitha këto e bëjnë vitin 2021 një anus horribiles për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por fatmirësisht ky vit ka dhe anën tjetër të ndritur. Në një moment kritik për ekzistencën e opozitës shqiptare, të shumtë ishin ata që mendonin se forca më e madhe në opozitë nuk meritonte të ekzistonte më për shkak të pazareve me qeverinë. Por opozita u ngrit nga hiri si feniksi, në gjumin letargjik ku e kishte zhytur narkoshteti me pabesira. Për herë të parë do të ishte anëtarësia që do të merrte në dorë fatet e pluralizmit. Muajt e fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë më parë, sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi revolucioni demokratik i vitit 2021.

Shkelmuam një besëprerë që shiti interesat e Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad