Sali Berisha betohet publikisht: Nuk do kemi zgjedhje më 14 maj me Edi Ramën si kryeministër!

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha u betua dje, se më 14 maj s’do ketë zgjedhme me Ramën kryeministër. Një betim ky, që është bërë dhe më parë nga PD.

Çfarë skenari do të përdorni?
Një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Protesta e 12 nëntorit ishte protesta më e madhe.

Para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe që ishte 7 korriku. Kur do jetë? Është çështje diskutimi, do të vendoset me forumet e partisë dhe aleatët.

Protesta apo zgjedhje për largimin e Edi Ramës? Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Edi Rama është një armik i votës.
Para disa kohësh thatë se Edi Rama ikën me zgjedhje…

Kam deklaruar ndryshe. Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përveçse me zgjedhje. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Rama është një kriminel ndërkombëtar, ka kryer një akt tmerrësisht të rëndë.

Me Ramën kryeministër në zgjedhjet e 14 majit?
Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Kjo opozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi. Nuk mund të pranojmë kurrë më tutje ne një kryeministër që kryer një akt të përmasave të turpit.

Beteja do të zhvillohet në çdo skaj, sallë, institucion të Tiranës. Të enjten do jenë përgatitjet për revoltën të fuqishme, protestës më të fuqishme që ka Shqipëri ka njohur. Tirana do të ‘derdhet’ e tëra në lumë, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës.

Do e pranoni grupin e Alibeajt në mbledhje?
Nuk ekziston grupi i Enkelejd Alibeajt, ekziston Enkelejdi si Alibash. Deputetët e tjerë janë të mirëpritur. Alibeaj është Alibash, Alibash. Janë pengje në duart e Ramës. Të tjerët pa përjashtim.

Zjarr Tv Ad