Sali Berisha denoncon projektin e Portit të Durrësit: Mega-aferë sa dhjetëfishi i skandalit të inceneratorëve. Dhënia pa garë e 1.5 milionë metër katrorë truall, shkelje flagrante e ligjeve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot projektin e Portit te Durresit duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “i fali 1.5 mln metra katrorë tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-Rama”.

Sali Berisha: Sa më shumë ka vjedhur që më shumë kërkon të vjedhë, rasti më tipik po shembulli tipik është sot Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë, me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësat, gjithëcka me firmën e tij, Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me 2 megaafera të mëdha të cilat realisht janë dhjetëfishi i kësaj shume, afera e Butrintit dhe afera e Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar aferën mafioze korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjecar të Shqipërisë, poretin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjithë ligjeve të vendit.

Rama deklaroi se i ka dhënë një kompanie teritorin prej 1.5 milionë metër katrorë të portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar-Rama të Dubait të vetë dhe jo shqiptarëve.

Dhënia pa garë e 1.5 milionë metër katrorë truall është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë

Zjarr Tv Ad