Sali Berisha i kërkon dorëheqjen Enkelejd Alibeajt

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar dorëheqjen nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeajt. Kjo kërkesë e Berishës është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar që është duke u mbajtur në selinë blu.

Ish-kryeministri ka pretenduar në qëndrimin e tij se Alibeaj ka paditur në gjykatë demokratët, duke iu referuar apelit që kreu i grupit parlamentar i bëri vendimit të 25 Marsit që njihte Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues në PD.

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër.

Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë”, mësohet të ketë thënë Berisha gjatë mbledhjes.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alibeajt, i cili i ka kujtuar Berishës, se nuk duhet të hynte në seli si pushtues, sa kohë që apeli nuk ka dhënë ende një vendim. Sipas Alibeajt, ai nuk është vasal i askujt, duke iu referuar këtu akuzave të Berishës, se ai ndikohet nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bëj hije askujt. E kam bërë padinë dhe do e mbroj deri në fund. S’jam vasal i askujt. Vendimi i gjyqtarit Zhukri është i paligjshëm, në rast se apeli miraton atë vendim, unë jam i pari që do ta pranoj. Ti hyre në seli si pushtues, pasi nuk kishe kohë, do të hiqesh si triumfator”, mësohet të ketë thënë Aliebaj.

Zjarr Tv Ad