Sali Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: Pozicion qesharak i Guvernatores! I them zonjës se ka marrë fund loja me opozitën kukull

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit dënoi ashpër veprimin e Berishës për të larguar nga foltorja e Kuvendit Enkelejd Alibeajn duke e shtyrë me duar.

Berisha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Yuri Kim mori një pozicion qesharak duke kërkuar të interpretojë rregulloren e Parlamentit, teksa shtoi se ka marrë fund loja e ambasadores me opozitën kukull.

“Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e Parlamentit, merr përsipër të përcaktojë se kush do e merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se s’duhet bërë akuza. Ajo që mund t’i them zonjës është që merr fund loja me opozitë-kukull. Një nga zhvillimet më pozitive të Shqiëprisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, të cilit siç e shihni, ai ishte bërë meit kur fliste, ishte zbehur, kushedi sa mesazhe ka marrë. Ka krijuar kompleksin, ka mundësi t’u jetë dhimbsur njerëzve që të mos e akuzojnë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad