Sali Berisha ka një mesazh për DASH: Yuri Kim keqinformoi DASH-in, Dvorani është një xhelat…

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane, Yuri Kim duke thënë se ka keqinformuar Departamentin amerikan të Shtetit për gjyqtarin Ardian Dvorani.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se duhet informuar qeveria amerikane për këtë rast, pasi sipas tij, nuk mund të shpallet një kampion në luftën ndaj korrupsionit, një person i cili është i përfshirë në korrupsion.

“Duhet t’i shkruajmë Departamentit të Shtetit, kryetarit të Kongresit, presidentit Biden, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë.

Nuk mund të shpallet kampion korrupsioni ky. Po çfarë është Dvorani? Një xhelat, prokurori i atyre që rrëzuan shtatoren e Stalinit në Shkodër dhe ka kërkuar gjer në 15 vite.

Ç’e ka Yuri Kim këtë pasion për xhelatët e komunizmit? Edhe për këtë duhet të informojmë qeverinë amerikane dhe institucionet e tjera. Me ligj, nuk mund të ishte anëtar gjykate.

Kjo nuk ndodh në një vend të botës, kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe kjo është vepër dizinformatash që guvernatorja i ka dërguar qeverisë së vet për këtë person”, theksoi kryedemokrati.

Zjarr Tv Ad