Sali Berisha mbërrin në Kuvend me bashkëshorten, flet shkurt: Sot është ditë e një rëndësie të madhe!

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet pas pak Kuvendi Kombëtar i PD.

I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, ai u është drejtuar për disa momente mediave për të falenderuar demokratët dhe më pas ka vazhduar në pjesën brenda. Ish-kryeministri e quajti ditën e sotme “ditë të një rëndësie të madhe”.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, përshëndetjet më të përzemërta.

Qytetarëve shqiptarët, mbështetësve të PD, kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjen e dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare”, tha Sali Berisha.

Pritet që në Kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike, të thirrur nga Grupi i Rithemelimit, të marrin pjesë 1,800 delegatë. Sot do zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe pritet të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Zjarr Tv Ad