Sali Berisha: Më 10 Shtator do jem në Parlament, mbroj dinjitetin tim…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se të premten e 10 shtatorit do të jetë në Kuvend. Berisha tha se do të jetë në Kuvend, në përputhje me vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar, ndonëse ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar hapur që PD ta përjashtojë. Ndërkohë që është shpallur “non grata” nga SHBA, ish-kryeministri e cilësoi edhe njëherë si betejë për dinjitet.

“Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë,” tha Berisha në Euronews Albania.

Më tej, Berisha theksoi se beteja e tij nuk është edhe e Partisë Demokratike, por është gjithashtu betejë për ekzistencën e kësaj force politike, që është themeluar mbi bazën e lirive dhe të drejtave njerëzore.

“PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe parimin tjetër të interesit kombëtar. Është absolutisht sfidë për ekzistencën e PD mbi parimet që është ndërtuar. Unë bëjë betejë edhe për PD, por PD s’ka për detyrë të bëjë betejë edhe për mua.

Asgjë nuk ma ndryshon mua mendimin. Mendimi im nuk ka lidhje me asgjë tjetër për faktin se nuk përdor sovranitetin për tu mbrojtur por mbroj sovranitetin, nuk përdor imunitetin për t’u fshehur,” tha ish-kryeministri.

Zjarr Tv Ad