Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri , Sali Berisha është bërë me zyrë të re në selinë e Partisë Demokratike.
Drejtoresha e zyrës së shtypit në PD, Floriana Garo ka publikuar disa imazhe nga brenda zyrës së ish kryeministrit.
“Dr. Sali Berisha në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike”, shkruan Floriana Garo.
Kujtojmë që Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar. Ky vendim i Gjykatës, i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha.