Hamazh për Prof.Dr Isuf Kalo.
Të dashur miq,
sot mbylli sytë përgjithmonë Prof.Dr Isuf Kalo, njëri nga personalitet më të shquara të mjeksisë shqiptare.
Prof.Dr Isuf Kalo ishte një nga promotorët kryesor të zhvillimit të endorinologjisë në tërësi dhe diabetologjisë në veçanti në vendin tonë.
Mjek i talentuar, studiues i apasionuar, humanist i përkushtuar, Prof.Dr Isuf Kalo disa dekada dha një kontribut thelbësor në diagnozen dhe mjekimin e mijëra e mijëra të semurëve me diabet dhe edukimin e tyre.
Ai ka qenë dhe një nga mjekët personal të diktatorit Hoxha, por ai me aftesitë e tij, njerëzinë, dashurinë, peëkushtimin për të sëmurët nuk u shkëput asnjeherë nga ndihma, përkujdeesja, mjekimi i të sëmurëve të të gjitha shtresave.
Me eksperiencën e tij të çmuar në fushën e diabetologjisë dhe edukimit të të sëmurëve dibetik, studimet e tij serioze shkencore, publikimet e rëndësishme brenda dhe jashtë vendit Prof.Dr Isuf Kalin u bë një ekspert i përmasave europiane në fushën e tij.
Prof.Dr Isuf Kalo me eksperiencën e tij klinike dhe shkencore dhe një ndihmesë të çmuar si këshilltar i OBSH, në drejtimin e Programit Europian të Diabetit të kësaj organizate në luftën kundër kësaj sëmundje.
Ai gjithashtu i kushtoi energjitë e tij drejtimit të Programit tp Cilësisë së Sistemit Shëndetësor pranë OBSH në Europë dhe punoi shumë për zbatimin e këtij programi edhe në Shqipëri.
Të dashur miq, me Isuf Kalon me lidh një miqësi që nisi në vitet më të para të punës time si mjek dhe që ka mbetur e paprekur deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Kështu me ndarjen e tij nga jeta une kam humbur një mik të vërtetë, miqësia me të cilin do mbetet per mua një thesar i çmuar. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Pushofsh në paqe miku im. #sb