Sali Berisha njofton protestën e radhës: Do mblidhemi sërish në…

0
610
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se do të ketë protesta të radhës. Ai tha sedo të mblidhen sërish në dhjetor për të protestuar kundër qeverisë në muajin e ardhshëm.

Berisha tha për Syri TV se kryeministri Rama ka kryer aq krime sa që duhet të dënohet 120 vjet.

“Edi Rama ka kryer kaq krime saqë e di që duhet të dënohet ndoshta edhe 120 vjet. Nuk mund të lëshojë. Por avash avash duhet t’ia faktojmë popullit me protesta e në mënyra të tjera. E ka marrë peng Parlamentin. Del me një gjuhë fyese në foltore kundër opozitës. Ne ia kthejmë me të njëjtën gjuhë, por nuk mund ta bëjmë. Ne për t’i dhënë një përgjigje në Parlament, të gjithë mund ta bëjmë. Do ketë përsëri protesta në dhjetor. Unë mund të jem gabim. Por përballë kam Edi Ramën, ai përfaqëson çdo bandit. Unë do merrem me të. Unë njëherë, në vitin 2001 ia kam dalë me procedura ndërkombëtare.

Kësaj here do ia dalë me ligje kombëtare. Unë jam i përqendruar tek Edi Rama. Pse do merrem me këto. Struktura do merret me Edi Ramën në radhë të parë. Kemi një mision si PD, që shqiptarët të votojnë të lirë. Njerëzit nuk mund të ngrenë kokën sa kohë që kanë të keqen mbi to. Di shumë gjëra unë. Po i ndjek. Është moment kritik për vendin. Por nuk marrim hapa të pabazuar për momentin. Këtu nuk ka sistem drejtësie.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad