Sali Berisha pas shkarkimit të Bashës: Ky është triumfi më madhështor!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbajtur ditën e sotme në “Air Albania”. Ai u shpreh se ky ishte triumfi më madhështor i të gjitha triumfeve, teksa e cilësoi këtë ngjarje si më të jashtëzakonshmen në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Gjithashtu Berisha falenderoi të gjithë personat që e mbështetën në Foltore dhe që morën pjesë sot në rithemelimin e PD-së.

“Së pari, dua të përshëndes sot demokratët shqiptarë, kudo që ndodhen, për këtë ngjarje, më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD-së, i pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Ky është triumfi më madhështor, më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot, në 8 orë pa pushim, mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD-së.Mirënjohje ndaj atyre që mbushën Foltoret prej 2 muajsh dhe erdhën këtu sot si arkitektë të një të ardhme tjetër për PD-në, Shqipërinë dhe shqiptarët, tha ndër te tjera Berisha.

Zjarr Tv Ad