Sali Berisha për ambasadoren Kim: Deklarata e saj e shkruar nga Rama! “Guvernatorja” po bën Sekretaren e PS-së, ajo përfaqëson mafien e George Soros

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas deklaratës së kësaj të fundit ditën e sotme, e cila pyeste kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” se çfarë do iu thonë qytetarëve kur “sponsori” i tyre është një person non-grata.

Berisha u shpreh gjatë një takimi me demokratët në Durrës se ajo deklaratë e ambasadores ishte e shkruar nga kryeministri Rama, teksa shtoi se Yuri Kim po sillet si Sekretare ideologjike e Partisë Socialiste. Sipas tij, ambasadorja amerikane përfaqëson mafian e George Soros.

“Edhe deklarata sot e Guvernatores shprehte tronditjen, nuk i dalin dot hesapet. Mund të bëjë shumë komente, por mund t’ju them vetëm një mesazh që më dërgonte një miku im gjuhëtar. “Sali, unë e lexova atë deklaratë.

Ajo është përkthim nga shqipja në anglisht, dhe në shqiop është stili i Edi Ramës”. Është ajo që ju kam thënë me kohë, ajo bën Sekeretaren ideologjike të Partisë Socialiste. Në fakt, e gjithë kjo përpjekje ëhstë e pashpresë. Si Guvernatore i lejon vetes të ndërhyjë në procese të brendshme elektorale, dhe këtu ajo përfaqëson mafien e George Soros, shkelmon mbi ligjet dhe parimet e vendit të saj dhe Shqipërisë. Një nga qëllimet e mafies sorosiane është të prishë imazhin e SHBA-ve te shqiptarët. Këtë kurrë nuk do ta realizojë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad