Sali Berisha për New York Post: Soros dhe Rama kanë kapur drejtësinë në Shqipëri

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në shkrimin e sotëm të New York Post, kushtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhjeve të tij me George Soros dhe vendimin për ish-kryeministri Sali Berisha, shkruhet edhe për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Duke folur për gazetën e madhe amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Soros dhe Edi Rama me anë të reformës, kanë kapur drejtësinë në Shqipëri.

Berisha tregon për gazetarën amerikane se nuk ka pasur asnjë probleme me Sorosin, por ky i fundit kërkonte që të instalonte një sistem monastik të shoqërisë civile dhe këtu nisën përplasjet.

‘Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë, por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.

Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për New York Post.

Më poshtë është shkrimi i plotë i New York Post.

Zjarr Tv Ad