Sali Berisha: Rama fyen qytetarët, prezantoi hekurudhën e Katarin si të vetën, i kanë rënë te këmbët të gjithë kredenciale/ Ja sa deputetë do të marrë PD-ja në Tiranë…

0
394
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se; lista e shpallur e PD-së për Tiranën, është përfaqësues dhe shtoi se do të marrë 25 deputetë.

“Unë mendoj se është një listë përfaqësuese. Natyrisht është një listë politikë se i tillë është parlamenti. Mendoj se PD-ja në Tiranë, me këtë diskreditim të Ramës, me zinxhirin e mashtrimeve, fyerjeve që u bën qytetarëve, imagjino që prezantoi hekurudhën e Katarin si të vetën.

Lista dhe fitorja e PD-së, mos u çudisni që të shkojë deri në 25 deputetë. Parashikoj një përmbysje të mëdha. Ramës i kanë rënë te këmbët të gjithë kredenciale. Sot, deklaronte se largimi i 500 mijë shqiptarëve në 5 vitet e qeverisë së tij, shpëtuan Shqipërinë. Për atë që njeh elementët e bazë të potencialeve të vendit, ai ka qenë një faktor frenues në zhvillimin e vendit.” – kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad