Sali Berisha reagon për akuzat e Shkëlzen Berishës: Këto janë falsifikime të fabrikuara nga….

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me thirrjen e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, disa ditë më parë në SPAK ku u pyet në lidhje me çështjen “Gerdeci” dhe ku deklaroi se shkresa me shënim për Shkëlzen Berishën nga ministria të cilën ai drejtonte asoj kohe është e falsifikuar.

Berisha tha se thirrja e Bumçit në Prokurori për ta pyetur në lidhje me këtë shrkesë e cila edhe më herët është faktuar që është e falsifikaur është një “turp kombëtar”.

Ish-kryeministri tha se ai e njeh personin i cili e ka bërë atë shkresë, mirëpo e fali dhe nuk preferoi që të merrej me të pasi ai ishte urdhëruar nga persona të cilët dëshirojnë që të iplikojnë Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën në këtë çështje.

“Të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë të faktuar që është faksifikim vetëm e vetëm se po heton Sali Berishën apo djali ne tij, ky është një turp kombëtar.

Ai falsifikim, për atë falsifikim Aldo Bumçi ka çuar në Prokurori. Një javë pasi është dhënë vendimi i Minsitrisë së Drejtësisë për çmontimin e municionit, një person që është me emër mbiemër, që dihet kush është, merr një kopje të shkresësh dhe shkruan për Shkëlzen Berishën, ja çon me fax Ministrisë Mbrojtjes dhe thotë për Shkëlzen Berishën.

Sepse me urdhër që të implikojë mua dhe djalin tim. Ky document i cili është flasifikim, dhe dihet kush është dhe ka dëshmitarë kush e ka bërë e heton SPAK njëherë dhe minister Bumçi e çon prë hetim në Prokurori, unë jo, unë thashë nuk merrem me të sepse e dija kush ishte, edhe tani e di. Tani këta e marrin për herë të dytë. SPAK shiko me ca merret si me qen repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Urdhëroni me se merren ata si shpenzohen paratë tuaja taksat. Urdhëroni se çfarë reparti i nervertishëm i PS”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad