Sali Berisha refuzon lekët e “dietave” nga Parlamenti: Nuk i marr deri në fund të mandatit! Lëvizjet jashtë Tiranës do t’i përballoj me të ardhurat e mia

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se nuk do të pranojë asnjë lekë për dietat nga Parlamenti deri në fund të mandatit të tij.

Ai shkruan se ishte njoftuar se në llogarinë e tij bankare ishin derdhur rreth 750 mijë lekë dieta për muajin shkurt, por kërkoi nga Parlamenti që t’i tërheqë ato para’. Berisha thotë se lëvizjet jashtë Tiranës do t’i përballojë me të ardhurat e tij.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.

Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:

1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.

2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.

Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. sb

Zjarr Tv Ad