Sali Berisha replikon me Ulsi Manjën, ministri i përgjigjet: Kur flet ti, duket si një zë që vjen nga bota e përtejme! Unë jam gjeneratë tjetër

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kanë replikuar në Kuvend me njëri-tjetrin. Berisha ka akuzuar Manjën për hidrocentralin e Skavicës, duke u bërë thirrje dibranëve që ngrihen në protestë tokat e tyre.

Ministri i është përgjigjur direkt ish-kryeministrit dhe është shprehur se zëri i Sali Berishës i dukej sikur vinte nga bota e përtejme.

Sali Berisha: Pse fshihet, pse mbahet sekret vettingu i Sokol Sadushit? Vettingu i Ervin Kumes, vettingu i Ilir Pandës. Mbi ç’bazë, përveçse në shpellat e mafies. A ndjen ti si dibran përgjegjësi për shuarjen nga faqa e dheut e tokave pjellore të Dibrës. Ç’kompromis ke bërë me Edi Ramën për Skavicën. U bëj thirrje dibranëve, kudo që janë, të ngrohen fuqishëm për…

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë, ndërpritet fjala. Zoti Berisha përfundoi fjala juaj.

Ulsi Manja: Doktor, në fakt kur flet ti në këtë sallë Parlamenti, mua më duket si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejme. Unë jam gjeneratë tjetër dhe nuk replikoj. Dibranët janë në hallin dhe në punën e tyre. Në datën 6 mars ata do flasin vetë, aty i kanë kandidatët, të votojnë dhe të zgjedhin më të mirin. Nuk replikoj dot me zëra që vijnë nga bota tjetër.

Zjarr Tv Ad