Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer ‘në bazë’ për takim me demokratët pas protestës së 8 Janarit që shenjoi me sfidën me PD-së ‘zyrtare’ dhe mbështetësve të ish-liderit.
Ditën e sotme ai ka bërë ndalesën e parë në Lezhë ku po përkujtohet dhe 31 vjetori i krijimit të Partisë Demokratike ndërsa është rpitur nga dhjetëra mbështetës të tij. Më pas ai do të vijojë drejt bastionit historik të demokratëve në Shkodër.
Berisha ka paralajmëruar vijimin e takimit me demokratët në të gjitha rrethet pas përfundimit të ‘Foltores’ duke u përqendruar sipas tij në 2 drejtime: protesta të fuqishme dhe tryeza bisedimi me të gjithë faktorët e opozitës.