Sali Berisha sot në Shkodër, prezanton Bardh Spahinë si kandidat të “Shtëpisë së Lirisë”

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Shkodër, për të prezantuar Bardh Spahinë si kandidat të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Bardh Spahia ka qenë dhe deputet i PD, ndërsa në primaret e Grupit të Rithemelimit mori besimin e mbështetësve të Berishës për garën për kryebashkiak të Shkodrës, mes 5 kandidatëve të tjerë.

“Sot, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. Ftoj të gjithë  qytetaret e Shkodrës të marrin pjesë”, shkruan Berisha në Facebook.

Zjarr Tv Ad