Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje SPAK nga Kuvend të hetojë sarajet e Edi Ramës në Surrel dhe pallatin e familjes Basha.
Ai u shpreh se para tre javësh ndërtuesi është shpërblyer me 11 mln euro me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë.
“Do paguani qimet e kokës të Sadushët për të afruar proceset gjyqësore. Do paguani shumëfishin e asaj që paguanit më parë. Të paguarit e partisë janë të betuarit të saj për të marrë çdo vendim në favor të qeverisë. Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës me gjatësi themele 75 me 57.
Pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha për të cilin nuk kanë asnjë faturë por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 mln euro, me 99% të fondit limit dhe i vetëm në garë. Pse nuk hetojnë Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj, dhe Erion Velinë për aferën e tmerrshme të djegësave”, deklaroi Berisha.