Rikthimi i Sali Berishës në politikën aktive ka bërë që edhe faqja e tij në “Facebook” të aktivizohet dhe të kalojë Edi Ramën me shifra të larta.
Drejtuesi i ‘Terra World’, Blerim Gjeladini, duke folur në “A2”, ka treguar se në 10 ditëshin e fundit, Berisha vazhdon të jetë në vendin e parë.
I dyti është Edi Rama, por ka një trend negative në “Facebook” e tij, që do të thotë se njerëzit nuk i pëlqejnë më postimet e tij.
Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimi i Berishës, i cili së fundmi është i pari. Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në ‘Facebook’, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri.
Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime. Trendi është me vetë personin. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin ‘fake account’, algoritmi ynë i largon ato.
Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini./CNA.al