Sali Berisha tregon njohjen e parë me Lulzim Bashën: Erdhi me pantallona të shkurtra! Ma solli holandezi Cohen

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar historinë se si është njohur me kryedemokratin Lulzim Basha duke mohuar se i ishte sugjeruar nga vajza dhe dhëndri i tij, Argita dhe Jamarbër Malltezi. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”,

Berisha kthehet pas në vitin 2005, ndërsa shton se mban mend faktin që Basha i kishte shkuar në zyrë me pantallona të shkurta. Ndërsa gjithashtu tregon edhe si ishte njohur me bashkëshorten e kryeopozitarit, Aurela Bashës.

Kur e keni njohur Lulzim Bashën?

Lulzim Bashën e kam njohur që në vitin 1990-1991. Ai ka ardhur te unë për herë të parë me Bernard Cohen, një personazh shumë i njohur për ne, pasi faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë. Lulzim Basha mund të ketë ardhur me të me pantallona të shkurtra, se djalë i ri. Që në atë kohë e kam njohur dhe Cohen ka ardhur te unë.

Që nga ajo kohë, unë kisha njohur edhe më shumë Lulzim dhe Aurela Bashën, Aurela bashkë me një zonjë tjetër amerikane ksihin një organizatë me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri, por vinin rregullisht edhe në Këshillin e Europës. Ideja e KOP-it më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit. Njihja disa nga këta që punonin në Kosovë. Vajza ime nuk ma ka sugjeruar, absolutisht jo. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it, jo të gjithë nga Kosova, por shumica. Kishin merita, dinin gjuhë, kishin veprimtari me të huaj.

Kur u bindët se ishte pasardhësi juaj në PD?

Absolutisht asnjëherë. Sali Berisha dha dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në 103 është Sali Berisha. E bëra këtë për t’u hapur rrugën e garës të gjithëve. Asnjë njeri përveç Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit për garë. Dëshira ime ishte që ai të ishte udhëheqës i suksesshëm. Kisha kënaqësi kur një gjeneratë e re erdhi në krye.

Zjarr Tv Ad