Sali Berisha vijon akuzat: Vlora Hyseni vizitë të fshehtë në Beograd, shefja e inteligjencës shqiptare urë lidhëse e Ramës me Vuçiç

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur këtë të mërkurë akuzat ndaj Vlora Hysenit, shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pretenduar për një vizitë të fshehtë të saj në Beograd. Sipas Berishës, në këto kohë të vështira për Kosovën, Hyseni ka shkuar në Serbi.

“Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm”, shkruan ish-kryeministri.

Më tej, ai thotë se vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, shefe e Shërbimit Inteligjent të një vendi anëtarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të Aleancës. Sipas Berishës, informacioni i klasifikuar nëpërmjet Hysenit mund të përfundojë në duart e Vuçiç dhe nga ai, në duart e Putinit.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s.

Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.

Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra.

Zjarr Tv Ad