Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi planin e opozitës për tu përballur me kryeministrin Rama. Këtë të premte, gjatë konferencës të përjavshme me gazetarët, Berisha theksoi se skenari i vetëm është protesta dhe në rast nevoje do të ketë mosbindje civile.
Berisha deklaroi se kryeministri Rama po zbraz kasakadën e Drinit, me qëllim vendosjen në punë të gjeneratorëve të dëmshëm me naftë për prodhimin e energjisë. Ai shtoi që kjo do të bëjë që të rritet çmimi, por që opozita dhe populli nuk do ta lejojnë pasi do të vërshojnë në rrugë në protesta masive.
“Edi Rama po zbraz digat në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve që tani koston e energjisë e kam 390 lekë dhe unë do të rrisë çmimin. Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.
Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi.”