Sali Berisha ‘zbulon’ vilën ku u takua Edi Rama dhe Alqi Bllako, natën e zhdukjes së ‘mistershme’ të ish-deputetit

0
297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në konferencën e sotme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij se Edi Rama ka takuar në një prej vilave qeveritare Alqi Bllakon, ditën kur ish-deputeti u zhduk me orë me radhë, përpara dorëzimit në polici.

Sipas Berishës, Rama dhe Bllako janë takuar në një prej vilave qeveritare në Tiranë.

“Bllako u arratis në Qafë-Botë dhe thonë se u kthyen me avion nga Greqia. Kush e urdhëroi Gledis Nnon që të mashtrojë qytetarët shqiptar në 2 të mëngjesit.

Ishte ky një vullnet i tij i sëmurë, apo e urdhëroi ministri i familje Çuçi. Njeriu i fundit që ka takuar Bllakon në Tiranë është Edi Rama në një nga vilat qeveritare në Tiranë.

Afera e incneratorëve kryesohet nga Edi Rama dhe përfundon me Alqi Bllakon”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad