Kryetari i PD është shprehur mbrëmjen e sotme në një takim me një grup intelektualësh të Tiranës, se sapo partia që ai tashmë drejton do të vijë në pushtet, do të shpallë non-grata miliarderin George Soros dhe djalin e tij.
Ai garantoi se sa kohë PD të jetë në pushtet, Soros dhe djali i tij Alex nuk do të shkelin më në tokën shqiptare.
“Koha po provon se George Soros është armik i vlerave. Nuk kam asgjë me Amerikën, përkundrazi admirimin më të madh. Por me George Soros dhe mafien e tij, ajo është mafia më e rrezikshme e botës. Po del çdo muaj dhe më shumë se çfarë po bën ai në vendin e tij. Kjo që ndodh me drogën në Shqipëri, është politikë e tij.
Sepse padroni i Edi Ramës ka nisma në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogës. Ka gjetur një president nga këto të Amerikës Latine dhe ka ndërmarrë nismën. Ku është droga? Ja ku e kemi Laçin.
Ma kanë thënë dhjetëra të tjerë. Kjo është arsyeja që në vitin 2017 kërkova shpalljen e tij ‘non grata’. Dhe ju garantoj se nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do të shpallet non grata dhe nuk do të shkelë në këtë tokë do të jenë George Soros dhe i biri i tij.”-tha Berisha.