Sali Lushaj ka vendosur t’i dalë për zot edhe në këto ditë të vështira Sali Berishës.
Këtë radhë jo fizikisht, por me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku sulmon Lulzim Bashën.
Sipas tij, ai kërkoi derdhjen e gjakut të demokratëve, kur Berisha bastisti selinë e PD-së.
Lushaj shkruan se Basha u porosit nga ambasadorja amerikane të fortifikonte dyert e selisë së PD-së, që tashmë e ka marrë Berisha.
Në fund ai thotë se shumica është me Berishën.
“O Miqtë e mijë Demokratë! A po kënaqeni duke pa takimet e ish kryetarit të partisë tonë. Po na ngjallë entusiazem të madh.
Gjitha kto pushime do ketë ardhur me të reja të forta. Sa besim ngjallë ky njeri te demokratët? Se kuptoi askush pse iku a pse erdhi a ku po shkon.
Duan ta mbajnë partinë kështu të ndarë se kurrë më shumica nukë ka shanse të shkojë apo ta ndigjoi sadopak më.
Duan ti shkojnë deri në fund porosive sorosiane të rilindjes. Tua shpjegoi pse i fortifikove dyert apo ishte këshilla e ambasadores?
Deshët gjak demokratësh me njëri tjetrin dhe ti i rikthyer të fërkoje duart. A keni sadopak gjak a karakter a nderë a erz a çfarë don më të bësh me këto takime ku 10 veta merr kudo me vete.
Jo demokratë mos gaboni më jo kurrë të ndigjoni këto brrokulla dashakeqëse”, shkruan Sali Lushaj.