Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Korça ka folur në lidhje me Kuvendin që do të mbahet ditën e nesërme, për të cilin thotë se kanë dhënë aprovimin e 80% e delegatëve. Ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e Edmond Spahos për ndryshimin e bravës së derës në godinën e selisë.
Gjithashtu Salianji tha se janë zëvendësuar ata kryetarë grup seksionesh që u bënë pjesë e Kuvendit të Berishës, duke shtuar se PD nuk ka asnjë problem në gjetjen e burimeve njerëzore.
“Siç e shikoni jo vetëm që nuk ka kyçe në dyert e Partisë Demokratike, jo vetëm që nuk ka dryna, jo vetëm që nuk ka brava, por ka njerëz të cilët vijnë dhe punojnë. Ora është 22:30 dhe ka njerëz që vijnë punojnë, kryetarë grup seksioni, delegatë të PD-së që kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës, po tërheqin kartat e delgatëve dhe po punohet si strukturë për të qënë të pranishëm dhe për të marrë një vendim në Kuvendin e vetëm të PD-së të datës 18.
Ajo që do të doja të komunikoja nëpërmjet jush në lidhje me një aktivitet tjetër të lajmëruar për në Korçë ashtu siç duket edhe nga mediat nëpër gjithë Shqipërinë, është tentativa për të mashtruar dhe për të gënjyer demokratët për të krijuar një parti të re anti-amerikane që nuk ka lidhje me partinë Demokratike.
Cilido që ka punuar për PD-në, çdo mik që kemi sakrifikuar bashkë edhe kemi qënë në beteja të përbashkëta për PD-në, duhet që as të mos skedohet as të mos përdoret si firmë për të krijuar një parti të re e cila padiskutim kërkon që ti krijojë probleme PD-së por që në thelb ka mbledhjen e sentimentit anti amerikan dhe padiskutim intersin personal të Sali Berishës.
Nuk ka dhe nuk do të ketë siç ndodhi edhë pas mitingut të vogël, sipas mendimit tim pas 30 vitesh Sali Berisha nuk mblodhi dot as sa votat që ka marrë një deputet në stadium. Shumë pak njerëz shumica prej tyre jo delegat, një pjesë tjetër që janë demokratë apo edhe delegatë, jam i bindur që nuk janë në atë takim për të luftuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por për shkak të zhgënjimit të cilin pas masakrës së 25 prillit gjithsecili prej demokratëve e ka pasur edhe në si drejtues së saj, por kjo nuk duhet të bëhet e të japë asnjë kredit krijimit të një partie të re.
Është e qartë retorika e politike e foltoristëve, u tha që në datën 11 do të ketë shkarkim, do të ketë ngarkim, nuk do të ndodhë asnjë gjë nga këto, nuk do të ndodhë mbas 18 përvec zbatimit të vendimmarrjeve që do të marrë shumica e delegatëve në kuvendin e vetëm dhe legjitim të PD-së në datën 18. Nuk do të doja dhe ky nuk është një lajm i mirë, që dy prej kryetarëve të degëve të qarkut të Korçës, si i Devollit edhe i Kolonjës janë shkarkuar nga kryesia e partisë për shkak të mos zbatimit të udhëzimeve.
Do të bëjmë çdo përpjekje që dhe persona që janë kyetarë grup seksionesh apo që janë në funksione në PD, të ulemi të degjojmë mosdakordësitë, por jo të shkohet drejt po krijimit të partive të reja sepse këto nuk i shërbjnë PD-së. PD-ja do të ketë të gjithë predispozicionin për ti degjuar dhe për ti përfshirë për të bashkëpunuar por jo për të tolerur dëmtimin e aksionit opozitar dhe dëmtimin e interesavev të demokratëve në gjithë Shqipërinë”, ka thënë mes të tjerave Salianji.