Salianji debat me Alibeajn: Të ndërpritet mbledhja! Vendimet t’i marrë Kryesia e Grupit, jo ju

0
449
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji ka debatuar me Enkelejd Alibeajn në mbledhjen e thirrur nga ky i fundit.

Salianji i ka thënë Alibeajt se ka përpjekje për të ndarë partinë.

Ai ka kërkuar anulimin e mbledhjes për shkak se deputetët mungonin, ndërsa ka shtuar se vendimet duhet t’i marrë Kryesia e Grupit dhe jo Alibeaj.

Ervin Salianji: Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Mos e privatizoni grupin. Vendimet t’i marrë Kryesia e grupit dhe jo ju. Duhet të ulemi me Kryesinë e Grupit dhe të vijnë të gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në Kryesinë e Grupit dhe në Grup Parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma Territoriale dhe Zgjedhore janë absolute për ne.

Zjarr Tv Ad